PLATFORMË GLOBALE SHËNDETËSORE

HCE
  • Dosje Elektronike Mjekësore

    Dosje Elektronike Mjekësore është version digjital i raporteve mjekësore dhe histories së trajtimit.

  • Programi i Mendimit Sekondar

    Mendimi Sekondar është raporti i bërë nga një mjek i dytë specialist në lidhje me diagnozën.

  • Klinika Digjitale Shëndetësore

    Konsultohuni me mjekun drejtpërdrejtë nga pajisja juaj.

Mirë se erdhët në Qendrën Shëndetësore të Ekselencës
Qendër referente për Mendim Sekondar, Dosjen Elektronike Shëndetësore dhe platformë globale për bashkëpunim ndërkmobëtar.
PROFILI i HCE
Qendra Shëndetësore e Ekselencës përkufizohet si qendra bashkëpunimi të ndërlidhura të njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat kanë aplikueshmëri për të mirën e të gjitha kombeve në mbarë botën. Flasim këtu veçanërisht për diagnostikimin mjekësor, për kujdesin shëndetësor në distancë dhe aftësitë e trajtimit dhe trajnimit përmes shkëmbimit të njohurive, mendimit sekondar, dosjeve mjekësore elektronike, të cilat do të lehtësojnë ndarjen e njohurive të kujdesit shëndetësor pa ndonjë shqetësim për distancë/burime institucionale lokale.
Qëllimi
Për të balancuar shërbimin njerëzor dhe intelektual të ofruar nga profesionistët shëndetësor përballë shërbimit teknologjik të ofruar nga kompjuterët.
Dosja Elektronike Mjekësore – DEM
Dosja Elektronike Mjekësore është verzioni digjital i raportit mjekësor dhe historisë së trajtimit. Është shumë e rëndësishme për shkak që u jep doktorëve një përmbledhje të gjendjes suaj shëndetësore. I'u ndihmon mjekëve për të kontrolluar sëmundjet e mëhershme, terapinë, alergjitë si dhe parametra të tjerë si tensioni i gjakut, statusi i vaksinimit etj. Ne ofrojmë mundësinë për të ruajtur dosjen e juaj online duke mundësuar qasje kur të doni, ku të doni. Poashtu ju mund të ndani dosjen e juaj me mjekun të cilin e zgjedhni.

Çdo vizitë te mjeku, çdo rezultat të analizave ose raporte të tjera mjekësore, ju mund t’i ruani në llogarinë tuaj në HCE. Në këtë mënyrë, ju nuk duhet të shqetësoheni për harresën ose humbjen e dokumenteve tuaja mjekësore, pasiqë ju do të keni qasje ne dosjen tuaj nga kudo në botë dhe nga çdo pajisje. Me HCE DEM, ju lehtë mund të ndani të dhënat tuaja që dëshironi me secilin mjek.
Mendimi Sekondar
Mendimi sekondar është një raport i bërë nga mjeku specialist ndaj një diagnoze të bërë paraprakisht. Nuk është zëvendësim për konsultimin e drejtpërdrejtë, por ofron prova apo kundërshtim ndaj një diagnoze apo trajtimi të propozuar. Mendimi Sekondar është shumë i përdorëshem për të konfirmuar një deklaratë të mëhershme mjekësore, apo mund të prezantohet si provë zyrtare duke pohuar apo kundërshtuar një mendim tjetër.
Klinika VIP
Pajisjet dhe softueri më i ri mundëson që të bëjmë kontrollë mjekësore në shtëpinë e pacientit dhe të transferojmë imazhe në Klinikën Digjitale dhe tek rrjeti i ekspertëve global në HCE. Pacientët mund të paguajnë për çdo shërbim, ose bëjnë pagesë mujore/vjetore që ndryshon varësisht nga shërbimi i ofruar. Klinika VIP mund të ofrohet nga Mjekë Kombëtar ose nga Mjekë të Rrjetit Ndërkombëtar.
Matja e Shenjave Vitale
HCE dhe Cortrium janë dakorduar për të zgjeruar shërbimet e tyre. Cortrium ofron pajisje të re teknologjike për matjen e shenjave vitale në distancë, duke mundësuar përcjellje 24/7 të shenjave vitale të pacientit. Cortrium përcakton pikën fillestare nga e cila kujdesi mund të fillojë përmes zhvillimit të gjeneratës së re të teknologjisë për kujdesin e zemrës me çmime të volitshme. Duke përdorur pajisje të mençura, ne shtojmë një thesar të ri të të dhënave konkrete shëndetësore dhe mundësojmë mbështetjen e diagnostifikimit profesional nga vlerësime të verifikueshme dhe të besueshme.

Platforma revolucionare e teknologjisë është dizajnuar për të vlerësuar temperaturën e sipërfaqes së trupit, aktivitetin dhe frekuencën e frymëmarrjes dhe gjithashtu EKG me tre kanale me performancë të lartë për shfaqjen dhe diagnostikimin e sëmundjeve kardiologjike. Cortrium është duke zhvilluar prototipin tonë të ardhshëm, i cili do të shtojë sensorët e ngopjes së oksigjenit (SpO2) dhe sensorë të presionit të gjakut në pajisje.

Me përdorimin e Bluetooth dhe teknologjive të tjera wireless dhe asgjë tjetër veç komponentëve dhe elektrodave standarde, platforma teknologjike Cortrium është një zgjidhje unike për matjen e të pesë parametrave vital të shenjave të cilat do të marrin me të vërtetë kujdesin shëndetësor në shekullin 21.

Pse Qendra Shëndetësore e Ekselencës
HCE paraqet qendrat bashkëpunuese të ndërlidhura të njohurive profesionale dhe aftësive, të cilat kanë përdorim të shpeshtë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor të të gjitha vendeve të mbarë botës. Këtu flitet posaqërisht për aftësitë diagnostike, kujdesin shëndetësor dhe trajtimin nga distanca, si dhe trajnimi përmes ndarjes së njohurive, mendimit sekondar, dosjes elektronike mjekësore të cilat do të rrisin kujdesin shëndetësor efektiv përmes ndarjes së njohurive pa marrë parasysh distancën.

Duke u anëtarësuar në HCE, ju do të keni dosjen e juaj permanente elektronike dhe poashtu mundësinë për të kërkuar mendim sekondar nga mijëra mjekë nga bota.

Anëtarësimi i pacientëve
Për anëtarësim dhe ruajtjen e të dhënave mjekësore, qasjen në programin e mendimit sekondar dhe Klinikën Digjitale, ju do të paguani një shumë simbolike prej vetëm $ 1 në muaj.
Anëtarësimi Profesional
Për anëtarësim dhe ruajtjen e të dhënave të përhershme mjekësore elektronike për të gjithë pacientët tuaj dhe qasjen në programin e mendimit sekondar nga i cili mund të përfitoni, ju do të paguani një shumë simbolike prej $ 10.00 në muaj.



  • Microsoft Azure Cloud

    Teknologjia

    Microsoft Azure

  • PayPal

    Pagesa

    Paypal

  • Siguria

    Thawte

Copyright ©2017: Health Center of Excellence | Terms and Conditions | Privacy Policy